Kuvendi s’ka kuorum për ta votuar Projektbuxhetin e vitit 2019
Pas shterjes së debatit rreth Projektbuxhetit për vitin 2019 në seancë plenare të Kuvendit të Kosovës, është pamundësuar procesi i votimit për shkak të mungesës së kuorumit.
Në sallë janë rreth 30 deputetë. Për pasojë, nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka bërë të ditur se Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e radhës do të vendosë se kur do ta hedhë në votim Projektbuxhetin.
Ndërkohë, seanca po vazhdon me shqyrtimin e pikave të tjera të rendit të ditës.