Fushata zgjedhore duket se po i detyron partitë politike të mbajnë qëndrime të njejta rreth ndërtimit të Autostradës së Dukagjinit, shkruan GazetaAlo.
Anëtari i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se partia e tij e mbështet këtë projekt shkruan GazetaAlo.
“Projekti i Autostradës është i pranueshëm dhe do të ishte zhvillimor për të gjithë zonën dhe është në interes të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Zemaj në një emision.
“Ne si LDK nuk jemi kundër këtij projekti asesi. Si projekt publik është në interes të qytetarëve të Kosovës”
Ndërsa Ish-shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, muaj më parë iu është bashkangjitur peticionit të qytetarëve të Rahovecit që është kundërshtuar ndërtimi i ‘Autostradës së Dukagjinit’.
Hoti ka nënshkruar peticionin e nisur nga këshilli i qytetarëve të Rahovecit, sipas tij ky peticion përfshinë qëndrimin e LDK’së se autostrada duhet të jetë në shërbim të qytetarëve.
Ndërkaq, Këshilli i qytetarëve të kësaj komune kanë kundërshtuar ‘Variantin 6’ apo siç njihet ndryshe si varianti që dëmton lumin Drini i Bardhë dhe lë anash qasjen në “Autostradën e Dukagjinit” qytetin dhe shumicën e fshatrave të Komunës së Rahovec.
Hoti përmes një statusi në Facebook muaj më parë ka shkruar qëndrimet e LDK-së për ndërtimin e autostradës, e formuluar në disa pika.
(i) zgjerimin e sistemit te ujitjes se tokave bujqesore nga Radiniqi,
(ii) impiantet e ujerave te zeza per te mbrojtur Drinin e Bardhe nga Klina deri ne Prizren,
(iii) funksionalizimi i hekurudhes nga Klina ne Prizren.
(iv) subvencionimi me i mire i bujqve dhe blegtoreve.
Ndërsa dje Zemaj ka thënë LDK-ja nuk është kundër këtij projekti.
“Kosova meriton zhvillim. LDK nuk është kundër projektit por që është kundër keqpërdorimeve që janë bërë në emër të saj. Kemi folur me ekspertë të kësaj lëmie për financimin e këtij projekti dhe shumë projekteve tjera në Kosovë. Qysh tani kanë dalur keqpërdorimet që janë bërë në emër të këtij projekti” ka thënë ndër tjerash ai./GazetaAlo/