Mbrëmë në orët e vona të natës, policia ka konfiskuar një armë. Personi i cili po e mbante atë është kapur brenda oborrit të shkollës “Sami Frashëri” në Prishtinë.
Dje rreth orës 22:00, pesë persona të dyshuar dy prej tyre moshë e mitur -meshkuj, janë shoqëruar në stacion policor pasi në oborrin e shkollës “Sami Frashëri” afër tyre është gjetur dhe konfiskuar një sasi me substancë të dyshuar narkotike si dhe është konfiskuar një armë zjarri e llojit “Bereta”, me një karikator dhe shtatë fishek dhe dy thika xhepi.
Me urdhër të prokurorit, pesë personat e dyshuar pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt.
Rasti është induar vetëm për “armë mbajtje pa leje”.