Nuk janë të pakta rastet kur zyrtarët e shtetit shkelin rregullat në komunikacion me vetura zyrtare.
Në një video të dërguar në redaksinë e Insajderit, shihet se si vetura me targa zyrtare 4Z-230-03 vozitë në shpejtësi deri në 180 km/h.
Kjo veturë siç duket edhe nga targat i takon ndonjë zyrtari nga institucionet e drejtësisë nga rajoni i Pejës.
Vozitësi me këtë shpejtësi jo vetëm që rrezikon vetën, por edhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik.
Theksojmë këtu apelet e vazhdueshme të Policisë se Kosovës për respektim të rregullave në trafik, në mënyrë që të zvogëlohet numri i aksidenteve.