Miranda Hashani sot feston ditëlindjen e saj.
Këngëtarja Miranda Hashani, sot feston ditëlindjen e saj të 46-të.
Ajo, me rastin e kësaj date të veçantë ka pranuar urime të shumta nga familjarë, miq e edhe kolegë.
Këngëtarja shqiptare po vazhdon suksesin e saj në muzikë, kështu duke e ruajtur origjinalitetin.
Miranda edhe sivjet mori pjesë në xhirimet festive dhe projektet muzikore nuk kanë munguar.
Kënga e fundit e realizuar me videoklip e saj është “Amaneti i nanës” dhe u pëlqye nga publiku.
Kujtojmë se Miranda është e martuar dhe ka dy djem.