Fjalë Kyçe

Nëna rome lihet të lindë fëmijën në rrugë

Nëna rome lihet të lindë fëmijën në rrugë

Një lindje e pazakonshme ka ndodhur sot në komunën e Kamenicës. Një grua ka kryer lindjen e fëmijës në tregun e qytetit, rreth orës 17:00.

Kjo gjë u bë e ditur pikërisht nga kryetari i kësaj komune, Qëndon Kastrati. Ai bëri të ditur se nëna dhe fëmiu janë shëndosh, ku ka falënderuar qytetarin Fekim Dalipi i cili lajmëroi rastin dhe në këtë rast ndërhynë mjeku dhe infermieria.

Tutje Kastrati tha se jeta e rëndë që e bën komuniteti rom në vendin tonë nuk mund të neglizhohet dhe se të gjithë qytetarët pa dalim përkatësie meritojnë vëmendjen tonë, transmeton Indeksonline.