Ministria e Infrastrukturës (MI) ka shpallur një tender prej 2.2 milionë eurosh për mirëmbajtjen rutinore dhe dimërore të 20.71 kilometrave të autostradës “Arbën Xhaferi”, nga fshati Doganaj i Kaçanikut e deri në pikën kufitare të Hanit të Elezit, zëri.
Hiç më pak se 2.2 milionë euro janë paraparë të shpenzohen për mirëmbajtjen rutinore dhe dimërore të një pjese të autostradës “Arbën Xhaferi”, e cila ende nuk është lëshuar në funksion.
Në njoftimin për kontratë të publikuar në platformën elektronike të prokurimit shihet se bëhet fjalë për 20.71 kilometra autostradë nga fshati Doganaj i Kaçanikut e deri në pikën kufitare të Hani Elezit.
Më tutje në njoftimin e publikuar thuhet se operatorët ekonomikë (OE) që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij procesi të prokurimit duhet ta kenë një vërtetim nga Administrata Tatimore e vendit të themelimit të kompanisë, e cila dëshmon se kompania nuk është me vonesë për pagesën e tatimeve së paku deri në tremujorin e fundit të vitit para datës së publikimit të njoftimit të kontratës.