Ka vetëm pak javë që Linda Halimi është bërë nënë për herë të parë.
Ajo dhe i dashuri i saj Davon Edwards janë bërë prindër të një vajze të cilën çifti e pagëzuan me emrin Kaimana.
E vetëm tri javë pas lindjes, Linda Halimi ka arritur t’i rikthejë format trupore, e këtë më së miri e dëshmon edhe fotografia e fundit që ajo ka publikuar në Instagram, ku e veshur me fustan të zi, këngëtarja shqiptare ka habitur ndjekësit e saj me paraqitjen.
Gjithashtu, Halimi dhe Edwards menjëherë pasi u bënë prindër, u vendosën në shtëpinë e tyre të re, për të cilin kishin kohë që kishin punuar.
Ndërsa sa i përket muzikës, Linda e ka lënë pak anash, pasi i është dedikuar tërësisht familjes.