Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po vazhdon turneun e saj të suksesshëm me koncerte anë e kënd globit. vetëm pak ditë më parë, ajo ishte prezente në Ballkan, duke mbajtur një koncert gjigant në Zarë të Kroacisë.
Këngëtarja me prejardhje shqiptare ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi, duke i falënderuar për prezencën e tyre 60 mijë të pranishmit në koncertin e saj.
Ndonëse mediat kroate dhe shqiptare raportuan gabimisht se ky ishte një reagim i saj lidhur me numrin e raportuar të të pranishmëve që ndodheshin në sallë, një gjë të tillë ajo nuk e ka bërë, për arsye sepse publikimi i shifrave të të pranishmëve në çdo koncert është taktika që çdo këngëtares me famë botërore përcjell, dhe sigurisht që figura e saj e famshme ndërkombëtarisht nuk do ia lejonte reagimin ndaj disa shkrimeve të pavërteta, që as nuk kanë arritur deri te veshi i artistes.