Fjalë Kyçe

Këto janë identitetet që ka pasur Admir Murataj i vrarë pas grabitjes në Rinas

Këto janë identitetet që ka pasur Admir Murataj i vrarë pas grabitjes në Rinas

Admir Murataj ka përdorur plot 13 identitete për t’iu shmangur drejtësisë shqiptare dhe asaj greke.

Ai zotëronte edhe një pasaportë false greke me identitetin Christos Papadias.

Krahas këtij identiteti, Admir Murataj përdorte edhe identitetet të cilat po i rendisim më poshtë:

 

– Kristaq Murataj

 

– Admir Murati

 

– Kristaq Murati

 

– Admiral Murataz

 

– Kristaq Murataz

 

– Admir Xhaferi

 

– Kristaq Xhaferi

 

– Admir Nikaj

 

– Kristaq Nikaj

 

– Xhafer Nikaj

 

– Kristaq Azemi

 

Në Shqipëri, ai rezultonte në kërkim me identitetet Nikaj dhe Murataj, kurse me të tjerat në shtetin grek. Admir Murataj ka qenë në kërkim edhe në Greqi për disa ngjarje kriminale, për grabitje bankash e bankomatesh me vlerë 2 milionë Euro, për vrasje dhe për arratisje nga burgu i Trikalas në vitin 2013 së bashku me 10 persona të tjerë.

Më datë 9 Prill 2019, Admir Murataj mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policisë, gjatë tentativës për t’u arratisur pas grabitjes së miliona Eurove të bankave nga aeroporti i Rinasit, të cilat do të transportoheshin drejt Austrisë. Kurse bashkëpunëtorët e Muratajt mundën të arratiseshin dhe janë në kërkim.

Në Shqipëri, Murataj ka qenë i përfshirë në disa grabitje të bankave dhe blindave me para. E para ka ndodhur më 13 Shkurt 2015, ku pranë bulevardit “Zogu i Parë” në Tiranë, nën kërcënimin e armëve bashkë me dy të tjerë grabiti një bankë të nivelit të dytë.

Më 3 Dhjetor 2015 në aksin Qafë Kashar – Rinas, u vodhën paratë e një banke të nivelit të dytë nga një furgon i blinduar që po i transportonte.

Më 9 Shkurt 2017 u krye goditja e tretë në rrugën e Rinasit, ku një autoblindi me para iu bë pritë në mes të rrugës.

Më 4 Janar të vitit 2019 një sasi tritoli shpërtheu në një bankomat në qendër të Urës Vajgurore. Gjithashtu po i njëjti grup më 8 Janar 2019 dyshohet se ka vendosur një sasi tritoli që shpërtheu në një bankomat në kryeqytet.