Policia e Kosovës për herë të dytë pjesë e garës ‘Annual Warrior Competition – AWC 2019’ në Jordani – Amman King Abdullah Special Operations Training Center.
Policia e Kosovës për herë të dytë ka marrë pjesë në këtë garë, në të cilën po marrin pjesë mbi 30 shtete me rreth 40 ekipe nga e mbarë bota.
Në këtë garë përfaqësuese e Policisë së Kosovës është NJSI – Njësia Speciale Intervenuese, e cila në vitin e kaluar ishte e ranguar në listën e 10 shteteve me rezultatet më të mira në këtë garë, përderisa e njëjta synon këtë vit rezultate më të mira në pozita më të larta.
Në këtë garë marrin pjesë njësitë elite policore si dhe ato ushtarake, të cilat garojnë në: qitje me armë në lëvizje, qitje me armë në pozicione të ndryshme luftarake, marshime me pesha dhe armatim, snajpim Urban dhe Rural, vëzhgim dhe vrojtim, neutralizim selektiv, taktika intervenuese nga vetura, intervenime në objekte dhe mjete transporti.
Policia e Kosovës me njësinë elite të saj po tregon profesionalizëm dhe rezultate pozitive në fusha të ndryshme karshi policive të shteteve të ndryshme ndërkombëtare, përfshirë edhe SHBA-të.