Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli gjatë vizitës që po i bën ShBA-së, ka vizituar Gardën Kombëtare të Iowa-s, ku ka parë nga afër mënyrën e organizimit dhe ka diskutuar me ta për mbështetjen që i është dhënë deri më tani Forcës se Sigurisë së Kosovës.
“Ushtria e Kosovës është e paqes, e NATO-së dhe është kontribuuese e stabilitetit në rajon, ajo do të jetë pjesa më krenare e Kosovës, dhe do të jetë në partneritet me aleatët tanë” tha Veseli në një intervistë për RTK-në.
Sipas tij përvoja e Ushtrisë Amerikane do tëjetë në Ushtrinë e Kosovës. “Kjo vizitë është e jashtëzakonshme, Grada e Iowa-s, është ndihmesë për Kosovën.Nga vizita jonë del mesazhi që kjo ushtri është e paqes, kemi garancinë eShBA-së. Të gjithë ata zëra që janë skeptik le ta harrojnë. Ushtria jonë do tëfuqizohet sepse është në krah me ShBA-në”, tha ai.