Fjalë Kyçe

I vrari te Lagjja e Spitalit është B. Mehmeti

I vrari te Lagjja e Spitalit është B. Mehmeti

Një person ka mbetur i vdekur e tre të tjerë janë plagosur pas një përleshje me armë zjarri që ka ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza”, në Lagjen e Spitalit. Deri tash për këtë rast janë arrestuar dy të dyshuar.

Gazeta Express merr vesh nga burime brenda Policisë dhe Emergjencës se personi që ka vdekur është B.Mehmeti, derisa të plagosur kanë mbetur një 47 vjeçar me inicialet M.R, një 76 vjeçar me inicialet G.R dhe një 51 vjeçar me inicialet F.R.

Ndërkohë, motra e një prej të plagosurve i ka thënë se ata kanë qenë fqinjë mes vete.

Vdekjen e një prej të plagosurve e ka konfirmuar edhe Qendra Klinike dhe Universitare të Kosovës.