Fjalë Kyçe

Reagon Sami Sermaxhaj

Reagon Sami Sermaxhaj

Sami Sermaxhaj dhe Ballkani njoftuan për ‘divorcin’ e tyre pas më shumë se gjashtë muajsh bashkëpunim, derisa rezultatet jo shumë të mira u bënë ‘sebep’ për prishjen e tyre, shkruan Gazeta Alo.

Në lidhje me këtë ka reaguar Sami Sermaxhaj.

Kryesusit e klubit nuk kanë qenë të kënaqur me ecurinë e rezultateve të fundit, por poashtu unë pas lojës së fundit nuk jam pajtuar me propozimet e tyre mbi masat disiplinore ndaj lojtarëve, kështu që vendosëm të ndërpresim bashkëpunimin.
Dua të sqaroj që bashkëpunimi është ndërprerë me propozimin e kryesisë, e jo nga ana ime ngase me rastin e prezentimit tim në klub në prezencë të lojtarëve dhe stafit udhëheqës jemi dakorduar që objektivi kryesor këtë sezon është mbetja në superligë, kurse objektiv shtesë Kupa e Kosovës, kështu që KF Ballkani sot nuk është në zonën e barazhit dhe poashtu i kualifikuar në gjysmëfinale të kupës së Kosovës (për herë të parë në histori të klubit) dhe kam qenë i gatshëm të punoj deri në fund të edicionit për realizimin e objektivave të Klubit.
Dua ti falënderoj dhe njëkohësisht ti uroj shumë suksese udhëheqësëve të klubit, bashkëpunëtorëve profesional, lojtarëve dhe publikun Suharekas për mbështetjen e deritanishme.
Trajnerit Gani Sejdiut i uroj punë të mbarë dhe shumë suksese me FC Ballkanin
“FORCA BALLKANI”./Gazeta Alo.