Fjalë Kyçe

Kërcënohet drejtori i KEK-ut, Njazi Thaçi

Kërcënohet drejtori i KEK-ut, Njazi Thaçi

Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, është kërcënuar gjatë natës së sontme në Prishtinë.

Burime të KALLXO.com kanë thënë se Thaçi është kërcënuar gjatë mbrëmjes në lidhje me një konkurs i cili është hapur në KEK.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe me policinë për kërcënimin e Njazi Thaçit.

Florie Ahmeti, zëdhënëse e Policisë në Rajonin e Prishtinës ka thënë për KALLXO.com se gjatë ditës është raportuar një rast i kërcënimit.

“Sot rreth orës 18:00 në stacionin policor Qendra në Prishtinë është hapur një rast kanosje. Rasti ka ndodhur në rrugën “Xheladin Hana “ në Prishtinë. Nga persona të dyshuar është kërcënuar ankuesi N.Th”, ka thënë Ahmeti.

Ajo tutje ka shtuar se në lidhje me rastin po merren njësitet përkatëse.