Pesë persona janë lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur të dielën në mes dy veturave në fshatin Bequk të Vushtrrisë.
Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur në mes të dy veturave, ndërkaq të lënduarit ishin pasagjerë.
“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave civile me ngasës meshkuj K-Shqiptarë. Si pasojë e aksidentit dy ngasësit dhe tre pasagjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës”, thuhet më tej në raportin e policisë së Kosovës.