E bëra për dashurinë” , kështu ka thënë para trupit gjykues shqiptari Roland Bushi, i cili tre ditë më parë në Abruzzo qëlloi me thikë të dashurën e tij, duke e plagosur rëndë.
Sipas mediave italiane mësohet se 27- vjeçari pas një debati ka qëlluar me thikë 11 herë në trup të dashurën e tij moldave, 33 vjeçaren Aliona Oleinic. Ditën e djeshme i riu doli para trupit gjykues në Chieti ku pranoi ngjarjen dhe tha se i vinte keq që kishte kryer atë veprim.
Bushi, i cili punonte si murator, deklaroi se ai nuk kishte shkuar në shtëpinë e të dashurës për ta vrarë, por dëshironte të fliste me të, pasi kishin disa ditë që nuk komunikonin.
Sipas rrëfimit të tij, e dashura e tij ka refuzuar të flasë me të. Ai ka hipur mbi portë dhe ka hyrë në oborrin e shtëpisë dhe në përpjekje e sipër për ta bindur atë të flasë e ka qëlluar me një thikë duke i shkaktuar plagë të rënda.
Çifti ishin njohur 8 muaj më parë në rrjetin social Facebook. Ajo punonte si kameriere në një lokal ku Bushi ishte klient i rregullt. Referuar mediave italiane mësohet se shqiptari shpenzonte shumë të mëdha parash për ta bërë për vetë, moldaven.
27 vjeçari është lënë në burg dhe akuzohet për tentatim vrasje.