Fjalë Kyçe

Ramiz Kelmendi konfirmon largimin e tij nga LDK-ja

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi, e ka konfirmuar zyrtarisht që nuk do të jetë më pjesë e LDK-së.

Ai nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, ka shkruar se, gjatë bisedave me kryetarin Isa Musatafa, janë dakorduar që rrugët e tyre të ndahen, në menyrë që Kelmendi të kërkon partinë politike e cila i ofron mundësi t’i realizon dhe përmbushë vizionet e tija.

” Tani në struktuarat e LDK-së janë bërë ndryshime pozitive edhe me vetë emërimin e kandidates për kryeministre, si bartëse e listës së LDK-së, ndaj unë me të drejtë kamë kërkuar pozicionin timë nga vetë kryetari akademik Mustafa dhe nga bisedat e datës 05.09.2019 kemi arritur pajtueshmëri që rrugët e përbashkëta me LDK-në të nga ndahen, në mënyrë që unë të kem mundësi për të kërkuar partinë politike e cila më ofron mundësi dhe kushte që ti realizoi dhe përmbushë vizionet e mia.

“Me këtë takim e falënderova për bashkëpunim në Qeverisjen më të mirë të pasluftës dhe perkundër ndarjes së rrugëve mbeti hapësirë 24 orëshe për të pasur mundësi të rishqyrtimit të qëndrimit. Meqenëse ky qark kohor kaloi, mundë të deklarojë se unë, Ramiz Kelmendi nuk jamë pjesë e LDK-së dhe listës së LDK-së”, ka shkruar Kelemndi.

Kelmendi nuk ka bërë të ditur se cilit subjekt politik do t’i bashkëangjitet.