Policia e Kosovës ka njoftuar se dje gjatë ditës është therur me thikë një person në oborrin e shkollës në Ferizaj.
“ Në oborrin e shkollës së mesme ekonomike, është therur me thikë viktima mashkull K-Shqiptar” thuhet në raportin e policës.
I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në emergjencë e Ferizajt, si dhe policia nuk raporton për të arrestuar lidhur me këtë rast.