Klubi i Vëllaznimit ka emëruar trajnimin e ri, pas largimit të Ismet Munishit.
Ismet Munishi dje dha dorëheqjen nga klubi nga Gjakova, pas humbjes së thellë që skuadra e pësoi në Kupën e Kosovës.
Sot, klubi ka njoftuar se ka emëruar Blerim Mulën në postin e trajnerit deri në fundin e sezonit.
Ky është njoftimi i plotë i klubit gjakovar në faqen zyrtare:
Pas shkëputjes së bashkëpunimit, me marrëveshje, me trajnerin Ismet Munishi, kryesia e Klubit Vëllaznimi ka emëruar Blerim Mulen udhëheqës të shtabit teknik.
Mula do ta udhëheqë skuadren deri në fund të kampionatit. Bashkëpunëtorët e tij vazhdojnë të jenë ata që ishin edhe të Munishit.
Suksese Blerim Mula.