Fjalë Kyçe

Dy të lënduar nga aksidenti në Vushtrri

Dy të lënduar nga aksidenti në Vushtrri

Një aksident ka ndodhur në Vushtrri mes dy veturave.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë për Telegrafin se në këtë aksident kanë mbetur të lënduar dy persona.

“Në këtë aksident janë të përfshira dy vetura, dhe kanë mbetur dy persona të lënduar. Personat e lënduar janë drejtuar për tretman mjekësor në QKMF në Vushtrri”, ka thënë Zahiti.