Fjalë Kyçe

Ky qytetar akuzon policët, e rrahën pasi kërkoi të mos e gjobitnin

Ky qytetar akuzon policët, e rrahën pasi kërkoi të mos e gjobitnin

Arian Shkreli thotë se u rrah nga policët Ardian Toplana dhe Avni Shatri.

Disa vrragë që i ka në trup, Arian Shkreli nga Peja thotë se janë shenjat e dhunës të shkaktuara nga Policia.

E arsyeja pse u rrah, sipas Shkrelit, është vetëm pse kishte kërkuar që mos t’ia shqiptonin një gjobë për kundërvajtje,  raporton T7.

Këtë përleshje e kishte parë edhe një dëshmitar, i cili e pohon se u ushtrua dhunë ndaj Shkrelit.

E përveç këtij kishte edhe dëshmitar të tjerë që ishin të gatshëm të dëshmonin, por që sipas Shkrelit organet e rendit nuk e panë të udhës t’i intervistojnë.

Shkreli thotë se rastin e ka paraqitur në Inspektoratin Policor.

Por, duket se ky organ nuk ka gjetur element të veprës penale, andaj çështja është referuar tek Komisioni i Brendshëm Disiplinor.

E një panel prej tre policësh me grada të larta, ka konstatuar se polici Ardian Toplana, nuk kishte bërë ndonjë sjellje të panevojshme në këtë rast.

Sipas këtij komisioni, për këtë arsye Arian Shkreli edhe ishte arrestuar.

Madje sipas tyre, edhe një nga dëshmitarët e këtij rasti që është vëllai i Arian Shkrelit, ka deklaruar se ky i fundit nuk kishte kërkuar as ndihmë mjekësore.

E dy policët që ishin në këtë përfshirë në këtë rast, në deklaratat e tyre kanë thënë se Shkreli i kishte penguar në punë.

Për këto arsye, Komisioni i Brendshëm Disiplinor ka konstatuar se pretendimet e Arian Shkrelit janë të pabazuar.

Ndaj këtij vendimi të Komisionit të Brendshëm Disiplinor, Arian Shkreli ka të drejtë ankese.

E se do të bëjë ankesë e thotë edhe vet Shkreli.

https://www.youtube.com/watch?v=dWb-uADlvuI