Sipas ministrit serb të Punëve të Jashtme Ivica Daçiq, presidentin serb Aleksandar Vuçiq e presin presione të mëdha në Berlin për Kosovën dhe për këtë arsye, tha ai, janë shumë të rëndësishme takimet që Vuçiqi do t’i ketë me presidentin Rusisë e të Kinës paraprakisht në Pekin, transmeton koha.net.
Duke folur në TV Pink, Daçiq ka thënë njëkohësisht ka thënë se nuk pret publikimin e ndonjë kornize mbi përmbajtjen e marrëveshjes me Kosovën, porse, ka shtuar, gjithashtu do të ketë kulme presionesh ndaj Serbisë që ta vazhdojë dialogun pa marrë para sysh nëse Kosova e heq ose jo taksën.
Ai ka theksuar se takimi në Berlin, të cilin e organizojnë kancelarja gjermane Angle Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron në të cilin janë ftuar liderët e vendeve ë Ballkanit Perëndimor, ka shkaktuar kundërthënie në Bashkimin Evropian dhe se ai është organizuar pa dijeninë e Brukselit,shefes së diplomacisë evropiane Federica Mogherini dhe të anëtarëve të tjetër BE-së.
Sipas Daçiqit, në botë shpesh po plasohen dezinformata se Rusia e Serbia kanë qëndrime të ndryshme ndaj Kosovës duke ka shtuar se kjo nuk është e vërtetë e duke theksuar se ministri rus i Punëve të Jashtme Sergei Lavrov i ka thënë edhe tash së voni se Rusia do të përkrahë çdo zgjidhje për të cilën Serbia mendon se është në interesin e saj.
Takimi i Vuçiqit me liderin rus dhe atë kinez pritet të mbahet tri ditë para takimit të Berlinit,më 26 prill.