Learta Jakupi është njëra ndër nuset më të përfolura të estradës shqiptare.
U bë e njohur pikërisht për shkak të pozitës që mori në familjen e këngëtares, si nusja e djalit të saj.
Që prej martesës me Kushtrimin, ajo u komentua për çdo detaj duke u bërë kështu më e përfolura dhe e komentuara.
Duke parë një interesim të tillë nga publiku, Learta i mbajti lidhjet vazhdimisht me njerëzit përmes rrjeteve sociale, duke publikuar çdo aktivitet të saj, shkruan “Kosovarja”.
Përveç dukjes dhe stilit të saj, u përfol shumë edhe për raportet që ka me familjen e burrit.
Nga paraqitjet e tyre në evente të ndryshme u pa që ajo ka një komunikim shumë të mirë me vjehrrinë e kunatat.
Madje shpesh merret si model raporti i saj me vjehrrën.
E këtë e dëshmon fotografia e fundit që Shyhretja ka publikuar në Instagram.