Ka dhjetë vite që është para ekranit me projekte të ndryshme televizive.
Moderatorja e njour Blerona Zeqiri përveç punës si prezantuese, njihet në publik edhe për linjat e saj trupore dhe fotografitë shpesh provokuese, që ndanë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, shkruan “Kosovarja”.
Blerona me punën disa vjeçare të saj, ka fituar besimin dhe dashurinë e publikut shqiptarë.
E sot ajo ajo po feston një ditë të veçantë.
Është ditëlindja e moderatorës, e cila ndonëse shumë gjatë është pjesë e mediave është shumë e re nga mosha.
Për ju që nuk e keni ditur Blerona është vetëm 24 vjeçe.
Për këtë ditë të veçant ajo ka marrë shumë urime nga njerëzit e dashur, të cilat i ka ndarë me publikun.
Me fjalë të veçanta e ka uruar edhe mikja e saj më e mirë Arbnora Ademaj.
“E bukura ime,embelsira ime, Urime ditlindjen paq shendet e lumturi me krejt të mirat e krejt botës ,ndihem shumë fat që të kam pjes të jetes time, urojë të jesh më këtë shpirtbardhesi gjithë jeten.. të duaa”, ka qenë urimi i saj për Bleronën.