Fjalë Kyçe

Pas kthimit nga pushimet, Nora në darkë me zyrtarin e AAK-së

Pas kthimit nga pushimet, Nora në darkë me zyrtarin e AAK-së

Nora Istrefi për disa ditë me radhë ka pushuar bashkë me nënën dhe vajzën.

Këngëtarja tashmë ka përfunduar pushimet dhe menjëherë ka dalë për të darkuar me miq, shkruan lajmi.net.

Ajo ka publikuar disa imazhe në rrjete sociale, ku shihet se në atë tavolinë ishte edhe Besnik Tahiri nga AAK-ja, i cili cakërronte gotat me këngëtaren.

Bashkë me Norën ishte edhe këngëtarja Jehona Sopi, e cila ka kohë që nuk është aktive në muzikë.

Për ndryshe, Nora Istrefi kohën e fundit ka qenë emër shumë i komentuar në shtypin rozë, për shkak të ndarjes nga Robert Berisha.