Fjalë Kyçe

Ky është numri i të kthyerve mbrëmë nga Siria

Ky është numri i të kthyerve mbrëmë nga Siria

Një grup i grave dhe fëmijëve kanë mbërritur mbrëmë në Kosovë.

Mediat raportojnë se janë rreth 100 familjarë të xhihadistëve të cilët kanë mbërritur në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

Të njëjtit janë larguar nga aeroporti nën përcjelljen e Policisë së Kosovës. Janë dërguar në Vranidoll, konkretisht në Qendrën e Azilkërkuesve.