Të premten rreth mesnate një aeroplan nga Stambolli ka kthyer në Kosovë së paku 30 gra e fëmijë kosovarë, që për vite të tëra kanë qëndruar në kampe në Siri, shkruan GazetaAlo.
Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri në një konferencë për media ka thënë se me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë kthyer qytetarët e Kosovës nga Siria.
“Sot ne orët e para të mëngjesit është zhvilluar një mision tejet i rëndësishëm me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikes kemi kthyer kosovarët nga Siria” është shprehur Tahiri në një konferencë për medie.