Fjalë Kyçe

Fisi tregon për kacafytjen me Haradinajn gjatë kohës së luftës

Fisi tregon për kacafytjen me Haradinajn gjatë kohës së luftës

Deputeti i Partisë Social Demokrate, Fisnik Ismaili ka reaguar ndaj disa deklratave të Nasim Haradinajt dhe Milaim Zekës, lidhur me Betëjn e Koshares.

Përmes një shkrimi të gjatë në “Facebook”, Fisi ka sqaruar ‘fije për pe’ se cfarë roli kishte në UÇK.

“Para se me i tregue saktë detyrat e mia në Koshare, për të cilat s’kam folë në plotni asnjiherë, po e tregoj takimin tim të vetëm me Nasim Haradinajn në Koshare, për të cilin as s’kam dijtë se kush është, i posaardhun prej Londre, atëherë 25 vjeçar, djalë esnaf, hasret, babë i një 4 vjeçari që s’e ka dijtë a më sheh prapë, por i përkushtuem skajshmërisht në detyrat e mia…”, ka shkruar ai.

Ismaili s’ka lënd pa akzuar edhe Milam Zekën lidhur me disa xhirime.

Postimi i plotë:

Më paskan përgojue në TV Nasim Haradinaj edhe Milaim Zeka për Betejën e Koshares. Të parin as s’e kam dijtë se kush është kur e kam pa më 1999, edhe ka qenë shkurt gjatë betejës, ndërsa ky i dyti, kam tregue edhe më herët, ka ba mija e mija euro si “gazetar” duke i shitë xhirimet ekskluzive të betejës, e duke i bllokue gazetarët e huej me ba reportazhe vetë.

Nasimi paska thanë që pasna mbushë e zbrazë bateria në Koshare. Ma shumë as nuk kam pritë prej një njeriiu të nivelit të tij intelektual me dijtë për teknologjinë, posaçërisht atë pak më të sofistikueme të komunikimit.

Para se me i tregue saktë detyrat e mia në Koshare, për të cilat s’kam folë në plotni asnjiherë, po e tregoj takimin tim të vetëm me Nasim Haradinajn në Koshare, për të cilin as s’kam dijtë se kush është, i posaardhun prej Londre, atëherë 25 vjeçar, djalë esnaf, hasret, babë i një 4 vjeçari që s’e ka dijtë a më sheh prapë, por i përkushtuem skajshmërisht në detyrat e mia:

Isha përgjegjës për pajisjet e komunikimit edhe radiolidhjeve. Pata dalë para shtëpizës në fshatin Padesh, ku e kishim “zyrën” – një dhomë të vogël por përplot mjete teknologjike, e që njëherësh komplet objekti shërbente si komanda e brigadës, në të cilën banin gjumë edhe nga e cila e kanë koordinue betejën figurat e shqueme si Agim Ramadani, Salih Çekaj, Rrustem Berisha dhe Anton Quni. Këta dy të fundit sot miq të mirë, vëllezër, dhe kolegë deputetë, anipse në parti të ndryshme.

Aty në oborr e pash Nasimin, që e kish kapë radioidhjen e verdhë për antene, edhe ecke pak si kapadai, tuj qitë me duer. Radiolidhje të verdha i kishim nja 20 copë, Grundig, të kodueme në laptop, që me ia pamundësue armikut përgjimin. Ato i mbanin veç komandantët edhe dikush ia kish dhanë Nasimit të veten. Në raste, komandantët ia jepshin radiolidhjet ushtarëve të besuem, edhe kujtova që edhe ky është një qasi ushtari. Jo se isha mërzitë nëse e kisha dijtë se është komandant, meqë kisha reague njajtë kur e kisha pa duke i keqtrajtue pajisjet e çmueme. Edhe reagova.

Unë: “Hej, fiju-fiju… Qajo pajisje që e ke në dorë, quhet radiolidhje. Qajo pjesa ku e ke kapë e po e luhatë, quhet antenë. Shërben për me përçue edhe pranue radio-sinjale. Kjo pjesa e zezë këtu poshtë, quhet bateri. Poashtu shërben për me e mbajtë radiolidhjen në dorë. Prandej kape qaty, e mos shko me na i prishë pajisjet, të cilat i ruejmë si sytë e ballit.”

Tipi u ndal, më kqyri nji herë shtrembër, e kapi radiolidhjen për baterie, edhe vazhdoi.

Mbas nja gjysëm ore, erdh dikush tuj qeshë, po ma ban: “E kishe ba nervoz Nasim Haradinajn, që i ke thanë mos me e kapë radiolidhjen për antene.”

Unë: “Kush o Nasim Haradinaj?” Ai nisi me m’kallxue se është komandant që ka ardhë te na në Koshare me na pa, e tërrt-mërrt, tuj tregue për të llafe medemek, sa i “randësishëm” është.

Unë: “M’ha leshi kush asht. Pajisjet e mia s’ka me i prishë tuj i kapë për antene, edhe zot me qenë.”

Kaq për njohuninë e Nasim Haradinajt për teknologjinë. Vazhdon mos me m’hangër leshi se kush është Nasim Haradinaj.

E, a ma ka marrë mue inat që atëherë, apo jo, prapë leshi s’më ha, se s’më kujtohet që e kam pa prapë ndojherë gjatë luftës. Veç e di që kurrë ma radiolidhjen për antene s’te ka kapë prej asaj dite.