Në fillim të javës prezantoi projektligjin e punës. Por, në këtë dokument që sipas ministrit Skënder Reçica, do të përmirësojë kushtet e punëtorëve, e veçanërisht do të avancojë punësimin e grave ka një mungesë.
Në kuadër të këtij projektligji, i cili s’u votua, nuk u përfshi pushimi i lehonisë.
E diçka e tillë, po konsiderohet si diskriminim nga Luljeta Demolli, drejtoreshë në Qendrën Kosovare për Studime Gjinore.
Ajo thotë se ka mosharmonizim mes palëve të përfshira në këtë çështje.
Ndërsa Skënder Krasniqi nga Oda e Afarizmit të Kosovës thotë të kenë kërkuar që pushimi i lehonisë të financohet nga shteti, për ta luftuar papunësinë e grave në Kosovë.
Sipas Krasniqit, miratimi i këtij ligji është vonuar.
Besa Baftiu, kryetare e komisionit për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, tregoi për pasojat e mosmiratimit të këtij ligji në Kuvend.
E nga Ministria, nuk iu përgjigjën T7 se kur ky projektligj për pushimin e lehonisë do të shkojë në Kuvend.