Anglia ka shënuar fitore të thellë ndaj Bullgarisë për t’u rikthyer në krye të Grupit A. Vendasit shënuan fitore prej 4 me 0 në shtëpi, në një ndeshje ku shkëlqeu sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane, transmeton Koha.net.
Kanë shënoi tre herë në këtë takim, derisa një gol e shënoi Raheem Sterling. Ndeshjen e radhës Anglia e pret Kosovën të martën.
Ne krye të tabelës Anglia tani ka nëntë pikë, e ndjekur nga Kosova me tetë pikë. Kurse Bullgaria në vendin e fundit ka 2 pikë.