I sapozgjedhuri kryetari i degës së PDK’së në Gjilan, Qemajl Mustafa, ka folur në emisionin Frontal të Televizionit 7 për kundërkandidatin e tij, Florim Arifin.
Mustafa, ish kryetar i Gjilanit, ka thënë se ambiciet e Arifit kanë qenë të hershme dhe se nuk ka kontribuuar në degën përkatëse të PDK’së.
“Ambicia e tij ka qene e parakohshme, ardhja e tij ka qene e panatyrshme për shkak se nuk ka pasur kontribut ne degen e PDK-së në Gjilan”, ka thënë Musafa, transmeton Gazeta Express.
Ndonëse është raportuar për probleme gjatë zgjedhjeve të PDK’së në Gjilan, Mustafa thotë se kanë qenë zgjedhje normale.
“Ka qenë proces normal. Zgjedhjet po ndodhin pas 5-6 viteve, këto zgjedhje kane qene te mirëseardhura”, është shprehur ai.
Mustafa ka pasur kritika për mënyrën se si ka funksionuar dega e PDK’së në Gjilan. Thotë se ka qenë e monopizuar.
“Dega ka ra dukshem ne Gjilan, për shkak te monopoleve. Dhe për shkak te intencave te një grupimi të caktuar që e kanë mbajtur peng 3-4 veta dhe për shume vjet at kapital të degës që ka pasur 12 mije vota e kane zvogëluar”, ka thënë Mustafa.