Një lajm i mirë vjen për të gjithë fansat e aktorit shumë të njohur turk, Kivanç Tatlitug.
Kivanç së shpejti do të vizitojë Shqipërinë e këtë lajm e bëri të ditur sot drejtori i programacionit të TV Klan, Albert Dumani.
I ftuar tek “Rudina”, Alberti tregoi se e takoi Kivançin gjatë xhirimeve të serialit “Çarpisma” të cilin ai po luan aktualish.
Alberti tregoi se Kivanç ishte shumë i thjeshtë dhe i sjellshëm. Aktori kishte përshëndetur shqiptarët dhe kishte thënë që ka në plan të vizitojë Shqipërinë.
Alberti zbuloi se Kivanç nuk është me origjinë shqiptare, ashtu siç u tha dikur.