Fjalë Kyçe

Gresa sot përkujtoi këtë person të veçantë

Gresa sot përkujtoi këtë person të veçantë

Jemi mësuar që kohët e fundit lajmet për Gresa Behlulin ti nisim nga detajet e dasmës së saj, por jo edhe sot.

Këngëtarja e njohur sot, ndryshe prej ditëve tjera ka ndarë me ne një moment që është pjesë e pandarë e jetës së saj tash e 20 vite, shkruan “Kosovarja”.

Sot me mall dhe krenari ajo kujton axhën e saj Azem Behlulin, një dëshmor i kombit i cili humbi jetën për lirinë e Kosovës.

Madje, ajo shkuar edhe ta vizitojë tek varri.

Një gjë tjetër që Gresën e bën krenare është edhe njëra prej rrugëve, e cila në shenjë nderimi mban emrin e axhës së saj.

Përveç kësaj, Gresa shihet që në manifestimin e mbajtur për nder të dëshmorëve nuk ka hezituar të këndojë.

Përndryshe, Azem Behluli ishte bashkëshorti i motrës së Shkurtes, Naxhije Fejzës.

Naxhije Fejza po ashtu është këngëtare ku kanë edhe duete me motrën e saj Shkurten.