Fjalë Kyçe

Mustafa reagon për vrasjen e trefishtë dhe shembjen e ish-hotelit në Mitrovicë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka kërkuar përgjegjësi dhe vigjilencë nga organet e rendit për vrasjet e shpeshtuara.

Po ashtu, ai ka kërkuar nga mbikëqyrësit dhe inspektoratet e ndërtimit për të garantuar sigurinë e ndërtesave.

Reagimi i plotë i Mustafës:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Jam i tronditur nga lajmi për vrasjen e trefishtë që ka ndodhur sot në lagjen Dardania në Prishtinë.

Ngushëllime të gjithë familjarëve dhe miqve për vdekjen e tre anëtarëve të familjes.

Po ashtu, më ka tronditur lajmi për shembjen e një pjese të Hotel Adriatikut, një ndër objektet më të vjetra në qytetin e Mitrovicës, me ç’rast një djalë i ri ka mbetur nën gërmadha.

Nga informatat që kemi nga Mitrovica, po bëhet një angazhim i madh i të gjithë qytetarëve që ai të gjendet sa më parë. Lutemi që organet të bëjnë të pamundurën për ta shpëtuar jetën e tij. Me këtë rast bashkëndjejmë me gjithë familjarët dhe miqtë e tij.

Po ashtu, kërkojmë përgjegjësi dhe vigjilencë nga organet e rendit për vrasjet e shpeshtuara dhe nga mbikëqyrësit dhe inspektoratet e ndërtimit për të garantuar sigurinë e ndërtesave.

Rastet e tilla na rëndojnë si shoqëri dhe lutemi që të mos përsëriten më.