Bashkëpunimi i Taynës me Don Phenom ka arritur një sukses të ri.
Tayna përmes rrjeteve sociale, ka treguar se projekti “Columbiana” ka shënuar edhe një sukses, shkruan lajmi.net.
Kënga e publikuar gjatë vitit të kaluar, ka marrë 40 milionë klikime në kanalin YouTube, e ky fakt e ka gëzuar rep-artisten.
Për ndryshe, Tayna aktualisht po shijon suksesin e këngës “Kce” dhe është shumë aktive me mbrëmje muzikore, por nuk e ka ndalur punën për projektet e reja.