Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka shprehur dhimbjen për lajmin tragjik të vdekjes së të riut, Visar Behramit nga shembja e objektit në Mitrovicë.
Pacolli në faqen e tij zyrtare në Facebook shkruan se vdekja e punë torëve në vendin e punës nga tragjedia është shndërruar në përditshmëri.
“Është tejet brengosës për ne si shtet fakti se brenda një periudhe të shkurtër kohore kanë humbur jetën me dhjetra të rinjë”, shkruan Pacolli.
Ai ftoin institucionet që të hetojnë saktë të gjitha rrethanat e këtij incidenti.