Fjalë Kyçe

Skandali i televizionit prestigjioz ARTE: Kosovarët i prezanton me flamur islamikë

Skandali i televizionit prestigjioz ARTE: Kosovarët i prezanton me flamur islamikë

Një storje 12 minutëshe e shfaqur në televizionin franko-gjerman ARTE, vitin e kaluar, ku flitet për 10 vjetorin e shtetësisë së Kosovës, ka bërë një prezantim skandaloz për kosovarët duke i prezantuar me flamur islamikë.

Duke që përpjekjet e Kosovës për tu identifikuar me Europën po shkojnë huc. Të gjithë politikanët kosovarë që prej shkatërrimit të Jugosllavisë në secilën paraqitje e theksojnë se Kosova është vend europian dhe se vendi i saj është Bashkimin Europian dhe struktura tjera euroatlantike. Shkrimtarët, historianët dhe individë që kanë peshë publike madje shkojnë edhe më tej duke theksuar se kësaj bote vendi i përket edhe kulturalisht. Për t’ia vënë kapakun, në vitin 2008, kur u shpallë pavarësia e vendit klasa politike u përcaktua për një flamur që gati është kopje e flamurit të Bashkimit Europian, shkruan Gazeta Express.

Por, duket që këto përpjekje nuk kanë dhënë shumë rezultat. Sidomos Televizioni Arte që promovon programe kulturore ka bërë një përshkrim krejt ndryshe.

Duke e prezantuar Kosovën në 10 vjetorin e pavarësisë, ARTE thotë vendi është ende në një pozitë të vështirë – i panjohur ende në plotni nga bashkësia ndërkombëtare dhe disa shtete europiane. Po ashtu, aty theksohet edhe disa të vërteta si p.sh. Kosova ekonomikisht është e paqëndrueshme dhe një tokë e plleshme për korrupsion dhe struktura mafioze. Por, kur tregon që popullata e Kosovës 90 për qind përbëhet nga shqiptarët, atëherë ilustrimi bëhet me një flamur të gjelbër me yll dhe hënë. Ndërkohë që për serbët ortodoksë në Veri ilustrimi bëhet me një kryq i mbështjellë më ngjyrë të kuqe. Edhe pse kjo video është shfaqur muaj më parë, nuk dihet nëse dikush nga institucionet Ambasada e Kosovës ose Konsullata në Strasbourg ku edhe është selia e ARTE’së, ka sqaruar se Kosova ka një flamur verdhë e kaltër dhe një tjetër që është “anuluar” me vendim politik me ngjyrë kuq e zi.