Kreu i Qeverisë së Kosovës, RamushHaradinaj, ka thënë se qëndrimi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri, nuk është kundër këtij procesi.
“Nuk ka kërkesa për të mos u bërë ushtria. Qëndrimi i Stolenbergut nëse e lexojmë mirë nuk është një ‘NO’” ka thënë Haradinaj.
Sipas kryeministrit është e drejtë sovrane që Kosova të ketë ushtrinë e saj.
“Është një veprim sovran i një vendi. Kjo nuk e cenon asnjë normë të NATO-s”, ka shtuar tutje Haradinaj.
Ai është shprehur i bindur për mbajtjen e seancës së 14 dhjetorit kur do të votohen tri projektligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri, dhe thotë se për këtëçështje janë votat.