Adriana Matoshi është një nga aktoret më të pëlqyera kosovare.
Me rolin e “Sasës” në serialin vendor “O sa mirë” ajo fitoi zemrat e publikut, duke u kthyer kështu në personazhin më të kërkuar.
Së fundmi, aktorja ishte e ftuar në “Prive” ku zbuloi disa të pa thëna nga jeta e saj. E diçka mjaft interesante ishte kur Matoshi tregoi se kishte rënë nga ballkoni.
“Më merrte malli kur shoqet e mia shkonin tek dajtë e tyre. I dëgjova se erdhën dhe po zgjatesha ta thirrja shoqen time Fluturën dhe rashë nga ballkoni, nga kati i parë në një kolicë dhe e pata vrarë kokën”, tregon Adriana.
Ndonëse shumë nga aktorët janë larguar nga seriali, “Sasa” ende vazhdon të jetë pjesë e tij me rolin e saj të shumë pëlqyer, io.
Sa i përket jetës private, aktorja ka vite që është ndarë nga bashkëshorti i saj me të cilin ka katër fëmijë.