Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari dhe kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj, Nexhmi ef. Maksuti, nënshkruan sot memorandumin e mirëkuptimit përmes të cilit parashihet që Komuna të mbulojë të gjitha shpenzimet e varrimit, në aspektin teknik, si dhe shërbimeve të tjera fetare për të gjithë qytetarët e komunës.
Me aktin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, që nga sot, fillon edhe në praktikë zbatimit i premtimit të kryetarit Jashari, për t’i liruar të gjithë qytetarët nga pagesa e shpenzimeve të domosdoshme të varrimit.
Ndërkaq, sa i përket vendimit të kryetarit Jashari, pas debatit nëse ky vendim do të mbulojë edhe pagesën e anëtarësisë ndaj Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj, marrëveshja e nënshkruar nuk i liron qytetarët nga përgjegjësia e tyre për pagesën e anëtarësisë, çështje kjo që iu takon dy palëve, KBI-së dhe qytetarëve.