Fjalë Kyçe

Qumështi dhe djathi bëhen me vaj palme, rreziqe të shumta shëndetësore

Qumështi dhe djathi bëhen me vaj palme, rreziqe të shumta shëndetësore

Modifikimet më të shumta mund të bëhen te qumështi, djathi e gjalpi, duke i modifikuar yndyrën shtazore me atë bimore. Pra, e thënë ndryshe, duke i përzierë me vaj palme.

Ky përbërës është i njohur për koston e tij relativisht të ulët, përmban nivel të lartë yndyre dhe shërben për t’i zgjatur jetën produkteve të ndryshme ushqimore. Sëmundjet që vijnë nga vaji i palmës janë të ndryshme, që nga diabeti, e deri tek infarkti.

Por, edhe pse ekspertët ngrenë alarmin për përdorimin e vajit të palmës në produktet ushqimore, laboratori i vetëm shtetëror në vend, ISUV-i nuk e kryen këtë analizë.

“Thjesht dhe pastër mund të tregohet rasti i produkteve të qumështit, i produkteve të fermentuara, si kosi, djathi, gjalpi. Kohët e fundit ka pasur edhe modifikime të një pjese të yndyrës shtazore”, tha Prof. Dr. Ilirjan Malollari, ekspert ushqimi për lëndët kimike.