Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, i ftuar në emisionin Pressing të televizionit T7, ka deklaruar se është pro një koalicioni me LDK-në për qeverisjen e ardhshme. Ai shtoi se duhet pritur që të përfundojë procesi zgjedhorë brenda LDK-së, e pastaj të flitet mbi koalicionin e ardhshëm.
I pyetur se a do të jetë përsëri Vetëvendosja e vetme në garë zgjedhore apo do të bëj koalicion me ndonjë parti, Albin Kurti ka deklaruar se është i hapur për një koalicion të mundshëm me Vetëvendosjen.
“Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me ta, por kemi nevojë më shumë bisedime me ta” tha Kurti.
“Gjithsesi një koalicion mes LDK-së dhe Vetëvendosjes do të ishte i mirë për Kosovën. Hapa mbrapa nuk ka, ka vetëm hapa para, por që janë të ngadalshëm” shtoi Kurti.