Aktivistë të shumtë të kësaj Lëvizjeje janë mbledhur në rrugën “Luan Haradinaj”, ku më pas do të vazhdojnë te objekti i Prokurorisë.
Në mesin e protestuesve janë parë deputetë dhe udhëheqës të Vetëvendosjes.
“Më 26 prill, në ora 11:55, protestojmë te Kryeprokurori i Shtetit Korrupsioni në vendin tonë është shtuar e përhapur si asnjëherë më parë. Kurrë shteti i Kosovës nuk ka qenë më i kapur sesa sot.
Prokuroria e shtetit nuk po i ndjek as krimet e luftës e as krimet e paqes, as krimet ekonomike e as krimet politike”, njoftohej dje nga partia opozitare e Kosovës.
Sipas tyre, në Kosovën nuk mund të kemi luftim të krimit të organizuar dhe të korrupsionit të institucionalizuar, nuk mund të kemi gjyqësor të drejtë e drejtësi gjyqësore, me kryeprokuror Aleksandër Lepurin. “Me këtë kryeprokuror, shteti i Kosovës nuk është Republikë, por Lepurblikë”.