Përplasja mes gazetarit Baton Haxhiut dhe kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit ka vazhduar edhe sonte nga distanca. Pas akuzave të rënda që VV i bënte Haxhiut, ky i fundit ka thënë se Kurtin e ka shndërruar ai në lider.
“Albin Kurtin e shndërrova unë në lider”, thotë Haxhiu derisa flet në një debat televiziv në televizionin Dukagjini.
Haxhiu ka fjalët më të rënda për Kurtin, partisë së të cilit thotë se i mungon ‘kauza’.
“Idetë kriminale të Kurtit e ndanë Vetëvendosjen”, thotë Haxhiu.
Haxhiu pretendon se e di edhe arsyen pse Vetëvendosje po zgjerohet edhe në Shqipëri.
“Pafuqia e tyre për të ndërtuar kauzën. At s’kanë më kauzë. Po kërkojnë kauzë në Shqipëri për të krijuar një përplasje atje që mund të ndikojë në Kosovë”, tha Haxhiu.