Fjalë Kyçe

Ambasadori O’Connell uron Pashkët ortodokse

Ambasadori O’Connell uron Pashkët ortodokse

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, u ka uruar Pashkët besimtarëve ortodoks në Kosovë.

Ambasadori O’Connell përmes një postimi në Facebook për këtë ditë ka uruar që të ketë paqe dhe lumturi në mbarë botën.

“Dëshiroj të ju shpreh urimet e mia më të përzemërta gjithë komunitetit ortodoks që festojnë Pashkët në Kosovë dhe në mbarë botën duke ju uruar paqe dhe lumturi”, ka shkruar O’Connell.