Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, shpreson se në Samitin e Berlinit, plani i mbrapshtë për korrigjimin e kufijve do të mbyllët si ide.
Hoti thotë se Kosovës i duhet një marrëveshje me Serbinë që e bën përgjithmonë të pamundshëm konfliktin mes dy shteteve.
Samiti i Berlinit është ngjarje me rendësi për të filluar një dinamike të re drejt normalizimit të marrëdhënieve.
Postimi i plotë i Hotit pa ndërhyrje:
“Samiti i Berlinit eshte ngjarje me rendesi per te filluar nje dinamike te re drejt normalizimit te marrëdhenieve ndërshteterore ne gjithe Ballkanin Perendimor.
Duke e ditur qendrimin e Gjermanise lidhur me dialogun ne mes te Kosoves dhe Serbise, besoj se plani i mbrapshte per korrigjim te kufijve do te mbyllet si ide.
Neve na duhet nje marreveshje me Serbine qe e bene pergjithmone te pamundshem konfliktin ne mes te dy shteteve, siguron njohjen reciproke dhe Serbia merre pergjegjesine per krimet e bera ne Kosove.
Duke e korrigjuar i kufirit nuk sigurohet nje marreveshje e tille” (sic.), ka shkruar Hoti.