Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së Kadri Veseli ka lëshuar një mesazh për Samitin e Berlinit, një ditë para mbajtjes së tij.
Lideri i koalicionit qeverisës në Kosovë ka shkruar në faqen e tij në Facebook se ashtu sikur Berlini është kërthiza e Evropës, edhe Kosova është kërthiza e Ballkanit.
Ai ka thënë se që të ruhen edhe njëra edhe tjetra duhet të mos jenë të ndara, por të bashkuara.
“Berlini është kërthiza e Europës. Kosova është kërthiza e Ballkanit. Që të ruhen edhe njëra edhe tjetra duhet të mos jenë të ndara, por të bashkuara. Njëra nuk mbrohet duke e dëmtuar tjetrën, por vetëm duke e respektuar, kuptuar, ndihmuar dhe mbrojtur!”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.