Fjalë Kyçe

MASHT-i ngec në nxjerrjen e kurrikulës bërthamë për fëmijërinë e hershme

MASHT-i ngec në nxjerrjen e kurrikulës bërthamë për fëmijërinë e hershme

Tash e 3 vjet, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka ngecur në hartimin e kurrikulës bërthamë për edukim në fëmijërinë e hershme 0-5 vjeç. Iniciativa për hartimin e kësaj kurrikule ka nisur që në vitin 2016.

Vitin e kaluar MASHT-i e kishte hedhur në diskutim publik draftin e kësaj kurrikule, mirëpo pas vërejtjeve të shumta ishte tërhequr për rishikim. Ky dokument të mërkurën e kaluar ka dalë sërish në platformën e diskutimeve publike, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ministria e Arsimit nuk ka sqaruar përse është vonuar me nxjerrjen e kësaj kurrikule, por është zotuar se po planifikojnë që nga shtatori ajo të jetë në duart e edukatorëve.

Nga ana tjetër, njohës të çështjeve të arsimit po e quajnë të paarsyeshme zvarritjen e hartimit të këtij dokumenti, që do t’i ndihmonte edukatorët në planifikim dhe organizim të aktiviteteve edukative për fëmijët e moshave 0-5 vjeç.