Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, luftën e Kosovës me Serbinë e ka krahasuar me serialin ‘Game of Thrones’.
Mbrëmë është dhënë episodi i radhës i sezonit të tetë të serialit “Game of Thrones”, një nga serialet më të shikuara të momentit që po thyen shikueshmëri gjithandej globit.
Ky serial i cili ka mbledhur rreth vetes miliona shikues, nuk ka mundur t’i ik as ambasadores së Kosovës në Shtete e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, shkruan lajmi.net.
Ambasadorja Çitaku, përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, ka bërë një krahasim të çuditshëm.
Ajo madje duke komentuar këtë projekt kinematografik dhe përmbajtjen e tij, atë e ka krahasuar edhe me realitetin në mes Kosovës dhe Serbisë.
Duke thënë se s’ka rëndësi kush ulet në fron, por e rëndësishme është kush ka triumfuar në luftë.
Duke thënë se s’ka rëndësi kush ulet në fron, por e rëndësishme është kush ka triumfuar në luftë.
Postimi i plotë i ambasadores Çitaku pa ndërhyrje:
Game of Thrones”! Pra, lufta e madhe është fituar.. dhe ajo është fituar nga House Stark. Tani, me vendos në rastin e Kosovës, Serbia është jashtë.
Kush ulet në fron.. me të vërtetë nuk ka rëndësi. Lufta e madhe është fituar!
Sa për pjesën tjetër.. mirë nëse nuk u pëlqejnë ata, ne do t’i mundim ata.